Pershendetje,

Ne kete teme do ta shqyrtojme disa ide te shtjellimit te sinjalit pas NOD'it ose Amplifikatorit per sinjalin DOCSIS / Elektrik ne Rrjete.

Ka shume keshilla dhe mendime te ndryshme po ketu po i parqesim disa per arsye te ndryshme:

Ne Evrope zakonisht gjithqka ndahet ne sinjalet analoge dhe digjitale.
Sinjalet analoge gjithmone i vendosim ne disa dB meposht sesa sinjalet Digjitale ne QAM per arsye te zhurmave qe ndodhen ne sinjale analoge. Psh. disa operator preferojne qe keto sinjale ti kalojne deri ne 3-10dB me posht sesa sinjalin QAM ( Televizioni digjital dhe DOWNSTREAM tek Interneti).  Ne raste te tjera psh kur operatori nuk permban fare sinjale analoge me modulator etj.
dhe permban vetem sinjale digjitale ateher te gjitha keto sinjale i vendos ne te njejtin nivel.

Mirepo ne Kosove,Shqiperi,Maqedoni etj per shkak te kabllimit me te dobet dhe per shkak qe frekuencat sa me te larta kan humbje me te medha sesa frekuencat e uleta e lejm nje diferenc prej kanalit te pare tek te fundit per disa dB.
Psh. ne kete rast po e vendosim nje ide te sinjalit :
Frekuenca e Pare Psh. 306Mhz Mhz   98dB

Frekuenca e Fundit Psh. 450 Mhz 104dB


Te Modemi ne test dhe humbes 20dB ( dmth 40dB humbje)

DS : +4

US : 48dB (108dB) - Sinjali sa me larte qe e fillojme nga nodi aq me pak zhurma ka gjithmon ne rrjet.
ne rastin kur shohim se upstream snr ka rene nder nivelin e caktuar ateher me dobesimin e sinjalit/ transmetimit te modemit me sinjal me te larte ne kthim i shmangemi mundesis se zhurmave dhe keshtu e rregullojm pak a shume kualitetin e internetit.
Dmth ne rast se snr ka rene nder nivelin e duhur vetem i bejme humbje upstreamit per disa dB derisa ta diktojm dhe rregullojm problemin e caktuar se nga jane ato refleksione te sinjalit ( nga uji, konektori i demtuar, konektori jo mire i lidhur/shlire etj.)

Pastaj nje gje qe duhet ta kemi parasyesh eshte se sa dalje mund te kete lidhje 1-2-4 etj dhe ne qdo perforcues te perdorim equalizer per ta barazuar sinjalin e frekuencave te para e deri te fundit.