1.1 Metodat e Menaxhimit


ZXA10 C320 perkrahe keto metoda per menaxhim :

  • Qasja nepermjet HyperTerminal - qasja fillestare 
  • Qasja nepermjet Telnet - pasi te konfiguroni in-band dhe out-band NM  ju mund te qaseni nepermjet telnet.
  • Qasja nepermjet NMS -   pasi te konfiguroni in-band dhe out-band NM  ju mund ta menaxhinoi C320 nepermjet NMS.


1.1.1 Qasja nëpërmjet HyperTherminal/Serial
Performoje kete procedure qe te qasesh ne ZXA10 C320 nepermjet portit serik

Lajmrim: Kur te qasesh ne ZXA10 C320 nepermjet HyperTherminal, mos harro perdoruesi dhe fjalkalimi jane te ndieshem ndaj shkronjave te vogla/medha - Case Sensitive


Procedura per qasje ne Windows XP:

Se pari duhet ta keni nje kabell Console te qasur nga kompjuterit juaj ( XP) ne C320 tek SMXA-Porti CLI ne portin e 3t ose ne portin e 4tert. 


Kliko Start -> All Programs -> Accessories -> Communication > Hyperterminal dhe te shfaqet nje mesazh i qasjes.

Shkruaj emrin dhe kliko OK


Zgjedhe portin specifik serial - COM1 ose COM2 dhe kliko OK.


Kliko Restore Defaults qe te sigurohes se te dhenat e portit nuk jane te ndryshuara.

Nese lidhja eshte ne rregull ateher duhet te vjen komunikimi menjeher.
Lajmrim: Default enable password duhet te jete : zxr10


1.1.1 Qasja nepermjet Putty
P.S. Mos harroni te aktivizoni kombinimin e tasteve Ctrl+H  per ta mundesuar fshirjen dhe kthimin mbrapa nepermjet backspace.



1.1.2 - Qasja nepermjet Telnet
Perfomoje kete procedure ne menyre qe te qasesh me Telnet

Para ketyre operacioneve, sigurohu qe ke konfiguruar:
a) IN-Band ose OUT-OF-Band NM IP addresen

b) Kompjuteri mund ta beje ping Ip addresen e interfejsit IN-Band ose OUT-OF-Band


Kliko
Start  -> Run -> telnet 10.63.194.22 dhe O.K.

Ne pjesen e dialogut shtype komanden telnet te pasuar me ipn e caktuar te interfejsit menaxhues. 

Kliko OK per tu qasur ne paisje.

nese ip eshte ne rregull, konfigurimi in/out band gjithashtu dhe kompjuteri ka ping me ip menaxhuese te ZTE ateher duhet te filloj koneksioni dhe do te duhe te shfaqet lajmirmi per username dhe password.

Shtype username : zte dhe password ZTEzte123 per tu qasur me te drejta te administratorit si me posht: 


1.1.3 Qasja nepermjet NMS

Para se te qasesh nepermjet NMS instalo ´bazen e te dhenave/SQL Serverin dhe aplikacionin NetNumen U31 NMS .

Qe te qasesh ne NMS, Starto SQL Serverin, NMS Serverin dhe NMS klientin.

Pasi te krijosh paisjen ti mund ta menaxhosh ate nepermjet aplikacionit.

1.2 NM Konfigurimi
ZXA10 C320 perkrahe dy llojet e komunikimeve IN-Band NM dhe out-of-band NM.

Ne modin in-band NM, ZXA10 C320 qasesh ne rrjeten ip nepermjet kanaleve te sherbimeve ( uplink ports) per te transferuar konfigurimet dhe komandat tuaja.
IN-Band shfrytezohet me se shumti ne Inxhinierin praktike.


Ne modin Out-of-Band NM i qasesh ZXA10 C320 nepermjet portit 10/100 port ne kartelen e kontrolles ( Switching and Control Card)

Per te transmetuar konfigurimet dhe komandat tuaja ketu perdoren nje rruge alternative e ndryshme nga ajo e kanaleve te sherbimeve aktuale. 

Kjo menyre e qasjes perdoret me se shumti ne rrjeten e brendshme dhe ne mirembajtje.


Konfigurimi i IN-Band NM

IN-Band dergohet nepermjet kanaleve te sherbimeve qe perdoren aktualisht dhe perkrah rrjetat fleksibile dhe nuk ka nevoja per paisje ose kabllim shtes. 


* Para konfigurimet sigurohu qe je qasur siq duhet ne paisjen.

* Kartela UPLINK daughter-card eshte shtuar me sukses.

Konfigurimet e nevojshme jane te listuara ne tabelen e melartshme. 

1. Kyqu ne modin global-konfigurues.

#configure terminal

2. Shtoje portin e uplinkut ne vlanin IN-BAND NM.

interface gei_1/3/1
switchport vlan 1000 tag

exit


* Ne momentin qe e perdorni switchport vlan komanden per konfigurim te portit sistemi automatikisht e gjeneron nje vlan me ate ID.

3. Konfiguroje IP adresen brenda IN-Band NM

interface vlan 1000

ip address 10.1.1.1 255.255.255.0

exit


* Ip Adresat e IN-Band dhe out-of-band nuk mund te jene te te njejtes subnet prandaj duhet te jene te ndryshme. 


4. Konfiguroje default routen per IN-BAND.

conf t

ip route 0.0.0.0 0.0.0.0 10.1.1.254 

Ose nje route statike tjeter si me posht :


5. Konfiguro SNMP Community name 

snmp-server community public view allview rw


6. Konfiguro IP adressen e SNMP serverit nese eshte aktive

snmp-server host 10.2.1.1 version 2c public enable notifications target-addr-name zte target-param-name zte udp-port 162


7. Ruaj konfigurimet 

exit

write


1.2.2 Konfigurimi i OUT-OF-BAND NM

In OUT-OF-BAND NM Mode, kanalet qe nuk transmetojne te dhena perdoren per komunikim te konfigurimeve dhe komandave konfiguruese, keshtu qe pjesa e menaxhmentit dhe pjesa e sherbimeve te klienteve qe pranojne internet ne kete rast eshte e ndare ne menyre fizike dhe logjike nga njera tjetra. 

Duke i krahasuar dy modet konfiguruese IN-BAND dhe OUT-OF-BAND , modi OUT-OF-BAND eshte me i qendrueshem dhe besueshem se do te jete gjithmon i lire. 


Konfiguro NM(Menaxhimin e paisjes-rrjetes) ne ZXA10 C320 

1. Hyr ne modin konfigurues

conf t


2.  Konfiguro IP Adressen e OUT-OF-BAND 

interface mng1 

ip address 11.1.1.1 255.255.255.0

exit


* OUT-OF-BAND dhe iN-BAND nuk guxojne te jene ne te njejten subnet.


3. Konfiguro Routen 

ip route 10.2.1.0 255.255.255.0 11.1.1.1.254


4. Konfiguro emrin per SNMP community

snmp-server community public view allview rw


5. Konfiguro qasjen per SNMP Server nese veq egziston SNMP serveri.

snmp-server host 10.2.1.1 version 2c public enable notifications target-addr-name zte target-param-name zte udp-port 162


6. Ruaj konfigurimet 

exit

write


1.3 Konfigurimet Fizike


1.3.1 Shtoje nje RACK

Ne momentin qe filloni me konfigurimet e ZXA10 C320, duhet te shtoni se pari nje RACK 

1. Kyquni ne modin konfigurues

conf t


2. Shto Rack

ZXAN(conf t)# add-rack rackno 1 racktype C320Rack


* ZXA10 C320 perkrah vetem nje rack per momentin dhe ai rack duhet te jete gjithmon nr1.


3.  (OPCIONALE) Shiqo a eshte shtuar racki me suskses. 


* SupShelfNum eshte numri maksimal i shelf qe nje C320 mund te perkrah. 


1.3.2 Shto nje SHELF

Gjate konfigurimit te C320 duhet te shtoni nje SHELF brenda nje RACK.


* Para ketij hapit duhet ta keni te shtuar RACKin per te mundesuar shtimin e SHELF brenda nje rack. 


1. Kyqu ne modin konfigurues

conf t


2. Shto nje shelf

add-shelf shelfno 1 shelftype C320_SHELF


* ZXA10 C320 perkrah vetem nje shelf per momentin dhe ai mban numrin 1 gjithmon.


3. (OPCIONALE) Shiqo a eshte shtuar SHELF me sukses

show shelf 

Rezultati: Pasi te shtohet shelf sistemi automatikisht do ti shtoj dy kartelat e kontrollit (Switching and Control Card)


1.3.3 Shto nje Daughter-Card

Nje kartel Daughter-CARD te ofron qasjen ne rrjeten optike per dalje ne pjesen e Rrjetes.


Kontekst:

ZXA10 C320 perkrah 4 lloje te kartelave per UPLINK

UCDC/1 : dy GE interfejsa optik

UCDC/2 : nje GE interfejs optike dhe nje 10GE interfejs optik

UCDC/3 : nje GE interfejs optike dhe nje 10GE interfejs optik

UCDC/4 : dy GE interfejsa optik 


1. Hyr ne modin konfigurues

conf t


2. Shto daughter-cards

add-subcard slotno 3 subcardno1 UCDC/3

add-subcard slotno 4 subcardno1 UCDC/3


3. (Opcionale) - Shiqo a eshte shtuar me sukses

show subcard


Tabela 1-3 - Pershkrimi i statuseve te daughter-card

Status                      Pershkrimi

INSERVICE              daughter Card po punon siq duhet.

HWONLINE              daughter Card ka nje verzion jo korrekt brenda SHELF keshtu qe nuk punon si duhet.

OFFLINE                 daughter Card eshte shtuar por eshte per momentin offline - jasht linje

TYPEMISMATCH     daughter Card eshte e ndryshme prej asaj qe eshte konfiguruar brenda shasis.  


1.3.4 Shto nje karte.

Ne momentin qe e nderron nje karte gjate punes se shasis ose per shtim te kapacitetit ateher duhet ta shtos ate brenda shasis suaj.

1. Hyr ne modin konfigurues 

conf t


2. Shto kartelat

add-card slotno 1 GTGO

add-card slotno 2 GTGO


1.3.5 - Aktivizo funksionin PnP

Shasia ZXA10 C320 perkrah Plug and Play ( PnP) funksionin per karta. 

Ne modin default te paisjes eshte i aktivizuar ky funksion por mund te deaktivizohet per arsye te veqanta.


1. Ne modin konfigurues qasemi me

conf t


2. (Opcionale) Shiqo statustin e PnP

show pnp


3.(Opcionale) Shiqo konfigurimet e kartelave


1.3.6 - Shfaq Kartat


Informatat qe mund te shfaqen per kartelat jane: Numri i Slotit ( Slot Number) , Tipi i karteles(card type), numri i portave ( Number of Ports), Verzioni i Shasis ( Hardware version), Verzioni i sistemit ( Software version) dhe statusi. 

Statusi                                           Pershkrimi

INSERVICE                                    Karta po punon ne rregull

CONFIGING                                   Karta po konfigurohet

CONFIGFAILED                             Konfigurimi i kartes deshtoj

DISABLE                                        Karta eshte shtuar dhe eshte online, por sistemi deshtoj qe ti pranoj informatat prej saj

HWONLINE                                     Karta me verzionin jo korrekt eshte shtuar brenda SHELF prandaj nuk funksionon si duhet

OFFLINE                                        Karta eshte shtuar por eshte offline

STANDBY                                       Karta eshte ne modin STANDBY

TYPEMISMATCH                            Karta eshte e konfiguruar gabim ne software dhe eshte kartel tjeter. 

NOPOWER                                     Kartela nuk eshte e leshuar ( nuk ka qasje me energji )


1. Shfaq te gjitha kartat


2. Shfaq nje karte te caktuar


1.3.7 - Fshi nje Daughter Card

Kur e nderron nje daughter card me tjetren te tipit te ndryshem ateher duhet ta fshini ate te kaluaren dhe ta shtoni si kartel e tipit tjeter brenda OLT

1. Kyquni ne modin konfigurues

conf t


2a. Fshini daughter card nga OLT

del-subcard slotno 4 subcardno 1


2b. Konfirmoni fshirjen me y
y ose yes

3. Shfaqe daughter card


1.3.8 - Fshini nje Kartë.

Kur e nderroni nje kartele te nje lloji tjeter me nje kartel tjeter ateher duhet ta fshini te kaluaren dhe ta shtoni si kartel te re. 

1. Ne modin konfigurues qasemi

conf t


2a. Fshim kartelen e kaluar

del-card slotno 2 


2b. konfirmojm fshirjen me yes


3. Shiqojme a eshte fshir dhe shtuar kartela tjeter me sukses


1.3.9 Ristarto Karten

Ti mund ta resetosh kartelen qe ti fshish te gjitha logsat ose ta ndalesh ndonje alarm te caktuar brenda kartes. 

Psh. Nese C320 shfaq nje alarm abnormal card state ti mund ta fshish ate duke e restuar kartelen. 


1. Ne modin e administratorit  e resetojme kartelen

reset-card slotno 2 


2. E konfirmojm resetimin duke e shkruar yes ose y 

y


1.3.10 - Shkembe Kartelen nga modi Aktive/Standby te kartelave per switching dhe kontroll ( SWAP)

Kur kartela aktive Switching dhe Kontroll eshte defekt ateher mund ta nderrosh prioritetin e saj duke e kthyer ne STANDBY dhe duke kaluar kartela tjeter ne modin active ne menyre qe klientat te mos ken ndalim te sherbimit te internetit apo televizionit digjital.


1. Ne modin e administratorit shtypim komanden 

swap

2. Te shfaqet nje lajmrim confirm to master swap dhe klikon

y per yes


* Gjithashtu mund ta resetosh dhe nderrosh nepermjet kesaj menyre : 

1. Hiqe ate qe eshte aktive per momentin nga Shasia 

2. Shyptni butonin RST ne kartelen aktive per switching dhe kontrolle.


1.3.11 - Konfigurimi i FANS

Ky seksion perfshkruan se si te konfigurohen parametrat e FAN ne modin punues, shpejtesin dhe disa limite te temperaturave. 


Kontekst : ZXA10 C320 perkrah disa lloje te konfiguracioneve brenda FAN me keto parametra: 

* Working Mode

-> Kontroll i temperatures

-> Shpejtesi konstante 

* Niveli i shpejtesis se FAN

Opcionet jane nga nje deri ne kater dhe eshte aktive kur FANs jane te konfiguruar ne modin me shpejtesi konstante.

* Perqindja e shpejtesis se FAN

Shpejtesia e FAN eshte shpejtesia maximale e FAN e shumezuar me perqindjen e shpejtesis.

* Kufizimi i shpejtesis ne temperatura te larta 

Kur temperatura e ambientit eshte me e lart sesa kjo vlere, ZXA10 C320 raporton temperature te larte dhe i deaktivizon interfejsat e kartelave. 

Kur temperatura bie prap ateher aktivizohen perseri keto interfejsa dhe fshihet alarmi i dhene. 


1a. Hapat per konfigurim - Qasemi ne modin konfigurues

conf t


Konfigurojm FAN ne modin punues

1b. fan control temp_level 30 40 50 60


Shenim: ZXA10 C320 perkrah kater nivele te temperaturave. 

Ju mund ta perdorni fan control fixed-speed per te vendosur nivelin e shpejtesis ne menyre konstante, dhe pastaj te perdorni fan speed komanden per te vendosur nivelin e shpejtesis se fan.


2. Konfiguro perqindjen e secilit nivel qe do ta kete ate temperatur.

fan speed-percent-set 25 36 50 75


3. Konfiguro temperaturen me te larte te mundshme

fan high-threshold 70 


4. Shiqo konfigurimet e FAN



1.4 Konfigurimi i sistemit

1.4.1 Konfigurimi i kohes se sistemit


Pasi qe te konfigurohet ora/data e sistemit ateher mund te shqyrtosh logsat/alarmet me precizitet te kohes andaj eshte e nevojshme qe pas te gjitha konfigurimet tjerave te realizohet edhe percaktimi i kohes brenda OLT qe te kesh me te leht te realizosh troubleshooting. 


Softueri i ZXA10 C320 e miremban kohen e sistemit. Kur starton shasia ateher sistemi e kerkon nga ora e harduerit kohen e sakt dhe e inicializon sistemit me ate kohe. 

Hapat per konfigurim te kohes:

1. Ne Modin Global Konfigurues e konfigurojme zonen e kohes

conf t

clock timezone utc 1 

exit


2. Ne Modin e administratorit e konfigurojme kohen aktuale

clock set 08:00:00 mar 20 2017 


3. Per te afishuar kohen aktuale shtypim komanden 

show clock


1.4.2 - Konfigurimi i funksionit : AutoUPDATE.  

ZXA10 C320 perkrah mundesien e backupit automatik per fajllin konfigurues, fajllin e logit dhe fajllat e verzioneve. 


Te dhenat konfiguruese

    File Server :             

  • FILE Type : ALL -
  • IP address: 10.1.1.1
  • Path: bak
  • User name : zte
  • Password: zte

Auto-backup condition: 

  • Configuration changed : enable
  • Hold-off-time : 1 hour
  • Maximum hold-off time: 2 hours


Hapat:

1. Ne modin konfigurues filloni konfigurimin e serverit per backup

file-server auto-backup all server-index 1 ftp ipaddress 10.1.1.1 path bak user zte password zte


2. Konfiguroni kushtet dhe intervalin e versionit aktual per auto-backup. 

auto-backup condition cfg-changed hold-off-time 1 max-hold-off-time 2 


3. Shiqo te dhenat konfiguruese 

show file-server auto-backup

Show auto-backup condition configure


1.4.4 Konfigurimi i funksionit AUTO-SAVE (ruajtje automatike) 

ZXA10 C320 perkrah ruajtjen automatike te konfigurimit. 


Hapat:

1. Ne modin konfigurues aktivizo funksionin auto-save

auto-write enable


2. Konfiguro kohen per ruajtje automatike

auto-write 02:00:00 mar 20 2017


3. Afisho parametrat e konfiguruar

show auto-write


1.5 User Management

Perdoruesit(Operatoret) i referohen peronelit qe e manxhon dhe miremban ZXA10 C320 pas kyqjes në të nëpërmjet CLI terminalit,

duke perfshi portin e konsoles, telnet ose SSH. 

Menaxhimi i perdoruesve perfshin 16 nivele te privilegjeve 0-15 . 

Me posht po i pershkruajm disa. 


Privilege Level          Description

0-1                            Kur shfrytezuesi kyqet dhe kyqet ne modin e operatorit, ai mund te shtyp komanden ebale dhe te shtyp fjalkalimin                                   per te hyr ne nivelin e privilegjuar 15 dhe te shtyp komandat

2-9                            Kur shfrytezuesi kyqet dhe hyn ne modin e administratorit ai mund te shtyp komandat qe i takojn niveleve 0-9

10-15                        Kur shfrytezuesi kyqet dhe hyn ne modin e administratorit ai mund te shtyp komandat qe i takojn nievleve nga 0 deri ne 15. Ky shfrytezues mund te menaxhoj edhe shfrytezuesit e tjere. 

* Nje perdorues qe niveli i privilegjit eshte 0 mund te perdor vetem komandat e nivelit 0 

* Nje perdorues i cili i takon nivelit 15 mund te perdor komandat qe i takojn niveleve nga 0 deri 15


1.5.1 Shtimi i nje perdoruesi

Kur deshiron me shtu nje perdorues, ti duhet te konfigurosh disa karakteristika te perdoruesit duke perfshi perdoruesin, fjalkalimin dhe nivelin e privilegjit. 


1. Me posht kemi disa karakteristika para se te krijojme nje perdorue 

ZXAC320 perkrah me se shumti 20 perdorues. 

Perdoruesi default eshte : zte me password: ZTEzte123 dhe privilegji 1 ose 

zte pass : zxr10

Hapat:

1. username albismart password albismart privilege 15 

2. show username



1.5.2 Modifikimi i perdoruesit. 

Eshte e rekomanduar qe te modifikoni fjalkalimin e qdo perdoruesit dhe te caktoni privilegjet e caktuar ne menyre qe te keni siguri tek paisja juaj. 


* Vetem perdoruesit e nivelit 15 kane te drejten te modifikojne nje perdorues


Modifikimi shkon me te njejtat komanda sikur shtimi i pedoruesit

username albismart password albismart123 privilege 15 


2. shfaq perdoruesin me show username


1.5.3 Fshi nje perdorues

no username albismart

show username


1.5.4 - Diskonekto nje perdorues online.

Kur numri i shfrytezuesve e perfshin limitin, ti mund ta diskonektosh nje perdorues te caktuar ne menyre qe te qaset tjetri tek OLT. 

Vetem perdoruesit me privilegje 5-15 mund ta diskonektojne nje perdorues.


1. Show users - Shiqo cilet user jane online

2. Shiqo TCP koneksionet 



3. Diskonekto nje perdorues online

  • clear tcp line 69 - Diskonekto duke perdor TTy linjen.
  • clear tc connect 10.63.192.225 23 109.63.192.213 3641 - diskonekto duke perdor ip addressen.


show logging

igmp  mvlan 100 source-port gei_1/20/3

show interface gei_1/19/3

show logging alarm

swap

qry

show igmp statistics mvlan 100